Lajme

Festat e Flamurit/ Të rinjtë në Lezhë ngrihen në protestë: Mos ikni nga Shqipëria

Disa të rinj nga Lezha u bënë bashkë ditën e sotme për një marshim rreth qytetit me rastin e festave të nëntorit.

Në xhiron e tyre rreth qytetit me makina dhe kuaj të zbukuruar me flamuj shqiptarë, të rinjtë lezhjanë kanë dhënë mesazhe për të gjithë personat që po largohen nga vendi ynë, duke bërë thirrje ta duan më shumë atdheun e të mos largohen.

Marshimi në qytet zgjati rreth një orë dhe më pas mbyllja e marshimit ishte në sheshin kryesor “Gjergj Kastrioti” në Lezhë me mesazhe për të rinjtë lezhjanë dhe jo vetëm.

MË TË LEXUARAT

To Top