Lajme

A do mbajë përgjegjësi Rama për këtë? Nga ky qytet shqiptar po ikin edhe të rinjtë e fundit

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e uzinës sot janë të papunë.

Shtëpi e dyqane që shiten ose jepen me qira gjen në çdo rrugë të qytetit. Ndërsa më shumë sheh të ecin të moshuar.

Banorët shprehen se gjetja e një vendi pune është pothuajse e pamundur dhe kjo është një nga arsyet që i ka detyruar shumë të rinj dhe familje të Ballshit të marin rrugët e emigrimit.

“Fajin e ka politika, shkatërruan fabrikat”, thonë banorët.

MË TË LEXUARAT

To Top