Lajme

E nxorën nga stadiumi se bëri shqiponjën, flet shqiptarja: Serbët thirrën sigurimin

Një ndeshje vërtet emocionuese ka qenë ajo e së premtes mbrëma e Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror 2022.

Kjo është tifozja që u nxor jashtë për shkak se bënte shqiponjën me duar në  stadium - BotaPress

Ndeshja e cila përfundoi në rezultat 3-2 në favor të helvetikëve, sigurisht që pati doza të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar pasi dy nga lojtarët e ndeshjes janë shqiptarë të Kosovës.

Xherdan Shaqiri është ai i cili shënoi dhe asistoi gola, ndërsa Granit Xhaka u përfshi në një grindje me bankën rezervë të serbëve – e cila është shndërruar në temën e momentit në rrjetet sociale.

Por larg vëmendjes nuk mbeti as një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në Stadiumin 974 ku po zhvillohej ndeshja, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.

Mësohet se identiteti i vajzës në fjalë është Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA.

Anila Mahalla përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.

MË TË LEXUARAT

To Top