Lajme

Shënoi kundër Serbisë, Granit Xhaka në mediet ndërkombëtare: Jam i biri i një shqiptari që e kanë mbajtur në bürg e rrähur

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në he ro të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eli minonte Serbinë. Por, motivi i tij i madh për lojë kundër Serbisë, ka rrënjë të mëhershme.

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze The Guardian, ai fliste edhe për vuajtjet e familjes së tij, babait dhe nënës.

Më poshtë, Intervista nga The Guardian.

“Është rrëfimi që ndërtoi Granit Xhakën dhe ndezi zja rrin brenda tij. Detajet janë të e gra, zor të krahasueshme, dhe është e çuditshme që mesfushori i Arsenalit arrin t’i artikulojë. Përsëri, si babai i tij Ragipi – që i kaloi tri vjet e gjysmë si i b urg osur politik në Jugosllavi – Xhaka nuk është njeri që ikën a fshihet.

“Për aq sa e di, muajt e parë në b ur g ishin në rregull,” – tha Xhaka. “Por më pas nisën ta r rihnin.”

“Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time,” – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq e dhim bs hme. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë,” por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes kur kanë ndjerë se kishte përbirë diçka dhe s’mu nd ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij.”

MË TË LEXUARAT

To Top