Nga Xhentiana Muskaj:
Në një kohë ku brezat po cilësohen si gjenerata e teknologjisë, ka pyetje, që lindin. Një pyetje të ka lindur te mua është po libri? Ku është libri dhe sa prezent është?
A lexohet? Statistikat janë demoralizuese. Të rinj, që nuk lexojnë dhe të rinj që po largohen nga vendi. Mbase dhe fëmijë që nuk po edukohen ta duan librin.
Ditën e djeshme, pranë ambienteve të ”Pallatit të Kongreseve’ në Tiranë, Shqipëri ishte një aktivitet ideuar nga organizata jo fitimprurëse doart.al. ‘Degustim Letërsie”, dy romane në një zhanër që mungojnë në letërsinë shqipe.
”Dritëhijet” nga autorja Xhoana Jaku dhe ”Tenenmbule” nga autori Erion Mollaymeri. Si lexuese me një lidhje të fortë me librat prej vitesh, do respektojë ndjesitë për mos të treguar se çfarë trajtojnë.
Dhe, dua ta kaloj këtë shkrim në një degëzim tjetër. Kur ka qenë herë e fundit që keni dhuruar një libër dhe kur ia keni dhuruar herë të fundit një libër vetes?
I drejtoj shpesh si pyetje këto? Përgjigja që kam marrë më shumë është kanë kosto ekonomike të lartë dhe në këtë vend nuk ia vlen të lexosh. Përgjigjet në kaq pak, janë struktruar nga mua kështu se janë të gjata e shpesh ofenduese.
Një libër ka koston e më pak se pesë kafeve dhe shisheve uji. 5 kafe më pak në muaj në kafene?! Kalojmë te ”Në këtë vend nuk ia vlen të lexohet”… punë me mik e punë me para të gjithë i kemi hasur
e dëgjuar shpesh.
Nëse kjo vazhdon paso dhe paso si të ishte një top, shoqëria shqiptare do ketë probleme të shumta në komunikim. Ashtu si ka!
E për mos ta zgjatur shumë dy sygjerimet e mia për t’ia dhuruar vetes pse jo dhe dhuratë për festat e fundit janë në titull. Mbase do ishte mirë ta analizoja më shumë po nga studimet për gazetari dhe komunikim e di se në web nuk shkruhet gjatë, se nuk lexohet. Fjalia e fundit, shpresoj që në ditët e fundit të 2022 do dhurohen libra.