Pas fitores spektakolare të Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 të premten, momenti pas ndeshjes i Granit Xhakës, kur mori dhe veshi fanellën e bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari, u përfol shumë, gjë që serbët e morën si pro vokim.
Zvicra festoi në terrenin e Stadiumit 974 në Doha, ku Granit Xhaka ishte në qendër të festimeve. Kapiteni dhe drejtuesi i skuadrës bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, shkruan ‘Blick’.
I zgjedhur lojtari i ndeshjes, mesfushori i Arsenalit bëri që Zvicra të rifitonte stabilitetin pas një pjese të parë konfuze.
Granit Xhaka ka festuar me tifozët zviceranë që ishin në stadium pas fishkëllimës së fundit, duke e veshur me fanellën e bashkëlojtarit të tij, Ardon Jasharit që mbante numrin 26.
Adem Jashari, he ro në Kosovë:
Teksa opinioni në Serbi shpërtheu në reagime dhe kërkoi edhe dën imin e Granit Xhakës pasi mbiemri ishte i njëjtë me atë të heroit kombëtar, Adem Jashari.
Blick shkuan s e Adem Jashari është bashkëthemelues i U ÇK dhe një nga protagonistët e l uftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia. Aeroporti i Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, mban emrin e Adem Jasharit.
Xhaka: Nuk ka motive të fshehta politike
I pyetur për fanellën e tij me emër të Jasharit, Granit Xhaka foli dhe dha arsyen e tij.
“Nuk ka absolutisht asnjë mendim politik pas kësaj. Ardoni [Jashari] është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse në të njëjtën fazë me të dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I premtova se nëse shënoja gol ose fitonim, do t’i veshja fanellën”, ka thënë Xhaka.
Tutje në fund të këtij shkrimi thuhet se ende nuk ka asnjë reagim nga FIFA në lidhje me Granit Xhakën, i cili gjatë ndeshjes pati edhe një moment me bankën rezervë të Serbisë.