Po qarkullon një tjetër emër i ri që pritet t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”.Këtë herë bëhet fjalë për një aktore. Sipas “Kryefjala.com” Eva Aliko ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Eva thuhet se ka qenë lakuar edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi në do jetë apo jo na duhet të presim për një konfirmim nga ana e aktores.
Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë edhe Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli, Kejsi Medini, Gent Hazizi dhe Lei Kraja e cila e konfirmoi vetë.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.
Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”? “Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet.