Çifti i njohur i kinematografisë turke Aras Bulut ?ynemli dhe Bige Önal janë ndarë pas 7 vitesh lidhje. Aktorët e famshëm, të cilët u njohën në xhirimet e serialit “Maral” i kanë dhënë fund lidhjes.
Dyshja jetonin bashkë për disa vite, për herë të parë janë ndarë verën e kaluar, por ata i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre dhe u bashkuan pas 1 muaji.
Ndër të tjera, mësohet se njëra ndër arsyet e ndarjes është ngarkesa e madhe psikologjike e aktorit pas xhirimeve të serialit “Atatürk”.