Rozë

Tinka Kurti u bë 90 vjeçe, Kiço Londo i bën urim zemre: Zonja e madhe e Teatrit dhe Filmit, na mbush sytë me dritë

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e 90-të. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka marrë mesazhe të shumta nga kolegët, politika dhe personat me të cilët ndau skenën që në moshën 16 vjeçare.

Tinka Kurti i rikthehet kinematografisë në moshën 88- vjeçare, ku do të  shfaqet aktorja e madhe – Abc News

Regjisori Kiço Londo ka shkruar një mesazh të ndjerë për 90 vjetorin e Tinka Kurtit. Ai e quan “Zonjë të madhe të Teatrit dhe Filmit”, që talentin e saj unik dhe hyjnor e shpërndau bujarisht.

“Përqafimi ynë i bukur, i ëmbël, i ngrohtë, bujar… Zonja e madhe e Teatrit dhe Filmit, Tinka Kurti, sot ti mbërrite te 90… Gëzimi jonë, ti je dhurata që na mbush sytë me dritën që të buron ngado…

Ti e shpërndave talentin tënd unik dhe hyjnor bujarisht. Është nder që pata fatin të krijoj me ty. Unë të dua…”, shkruhet në mesazhin e Londos, siguruar nga newsbomb.al.shih video

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi. Në 1994 ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje më 17 Dhjetor 2007 ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.

Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me Çmime dhe Tituj të tjerë si Artiste e Merituar & Artiste e Popullit 1961, me urdhrin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike.

A do të kemi më aktorë me karakter si Kadri Roshi, Margarita Xhepa apo Tinka  Kurti? Kiço Londo: Sfidat për aktrimin, kur teatri ishte në rënie - Kulturë

MË TË LEXUARAT

To Top