Muzika popullore shqiptare dhe kostumet tradicionale kanë “pushtuar” skenën e festivalit të Këngës në Pallatin e Kongreseve.
Në skenë u ngritën dy emra të mëdhenj të baletit, Ambeta Toromani që rikthehet në këtë skenë pas 20 vitesh dhe Klejdi Kadiu.
Ishte skena e Festivalit të Këngës që i bëri dy balerinët, që të kërcënin së bashku në Shqipëri dhe për më tepër potpuri të valleve popullore.
“Në skenë nuk kemi kërcyer asnjëherë të dy së bashku këngë popullore. Adrenalina që të sjellë skena është e madhe por më pas publiku na jep forcë. Miqësia jonë ruhet me sinqeritetin dhe respektin për punën e njëri tjetrit. Sa herë vij e shoh Shqipërinë gjithmonë në evolucion dhe gjithmonë në punë”, thanë dy balerinët.
Ambeta Toromani dhe Klejdi Kadiu kanë një karrierë të suksesshme në Itali dhe kanë një kontribut disa vjecar në Shqipëri.