Me një zë unik, Gala Dragot, e ftuara speciale në Fest 61, ka mahnitur me performancën e saj në skenë. Gala Dragot solli në Festival këngën e saj “Contagious”, por edhe më emocionues ishte momenti kur në skenë u ngjit edhe babai i saj, Robert Aliaj Dragot.
Ndonëse e paplanifikuar, Robert Aliaj Dragot dhe Gala Dragot interpretuan sëbashku këngën “dy gjysma molle”, duke përçuar një emocion real.
Ishte Gala e cila dëshiroi që këngën e babait të saj ta këndonte me të në skenë, duke e “detyruar” Robert Aliaj Dragot të merrte mikrofonin dhe të na dhuronin një moment emocionues.