Rozë

Dalin pamjet/ Bora Zemani edhe Beatrix Ramosaj kanë qenë shoqe dikur

Mjafton të themi Bora-Donald-Beatrix dhe menjëherë duket se rikthehemi në vorbullën e historisë së tyre e cila na ka shoqëruar përgjatë një viti të tërë, aq të permendur jeni tashmë me këtë “telenovelë” sa e dini që kjo histori u zmadhua edhe më shumë për shkak se para kësaj Bora dhe Trixa ishin shoqe të ngushta.

Të kam falur”/ Bora Zemani takohet me Beatrix Ramosajn? Publikohet videoja  që po i 'çmend' të gjithë - Gossip

Së fundmi “iconstyle al” ka siguruar një foto të kohëve të vjetra ku duket moderatorja, këngëtarja dhe Alban Ramosaj së bashku kafeve, bashkë në një foto, Bora, Trixa dhe Albani duket se kalonin një kohë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit dikur.

Sakaq rikthehemi në realitet! Pas gjithçkaje që ndodhi sot moderatorja dhe aktori po jetojnë dashurinë e tyre në sy të të gjithëve, nga ana tjetër Beatrix herë pas herë nuk i ka kursyer kunjat e saj për dyshen.

Kujtojmë që më herët, këngëtarja ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë, por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”.

Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni, kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top