Rozë

E pyesin me kë do i bënte të gjitha në shtëpinë e ‘Big Brother’, Kejvina thotë emrin e aktorit me fëmijë

Me cilin nga djemtë e shtëpisë Kejvina do ishte e gatshme të bënte çdo gjë në shtëpi? Kjo ishte pyetja që Luizi i drejtoi, por pa e menduar gjatë Kejvina e kishtë të qartë idenë. ‘Me Herionin “, tha ajo duke drejtuar gishtin nga ai, ndërsa të gjith djemtë qeshën me të madhe.

Nderkohe Olta e ka nisur ditën, duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2.

“Vëllai i Madh” e çoi të jetonte në kamper, pasi Zhaklina e përzgjodhi bashkë me Armaldon. Rregulli strikt në kamper është ndalimi i daljes nga rrethimi, pa e lejuar “Vëllai i Madh”.

Olta përdori tualetin pasi nisi ditën sot, por e bëri duke shkuar në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në vazhdim do të bëhet i ditur dhe vendimi i “Vëllait të Madh” për këtë episod.

Banorët po fillojnë të mendojnë seriozisht, në lidhje me mënyrën e organizimit të gjërave brenda shtëpisë. Zarfi i fundit është ai që u lexua në lidhje me buxhetin e fituar nga loja me paketimin e lodrave.

MË TË LEXUARAT

To Top