Balerina e njohur në vendin tonë Isida Mollaymeri rrëfeu një intervistë për Euronews Albania momentet më të vështira në karrierë.
Mollaymeri u shpreh se parimi i profesionit të saj është që ‘shfaqja duhet të vazhdojë’ dhe pikërisht këtë ka bërë ajo në dy momente të vështira kur ka humbur njerëz të dashur.
Ajo tregoi se i ishte dashur të kërcente ditën që shoqja e saj e ngushtë, Adelajda kishte ndërruar jetë, dhe i gjithë publiku ishte ngritur në këmbë bashkë me të.
I gjithë publiku është ngritur në këmbë dhe ka mbajtur një minutë heshtje”, tregoi balerina e njohur e TKOB, Isida Mollaymeri.