Sara Hoxha, e ftuar në “Goca dhe gra” na zbuloi më shumë për banorët dhe rregullat që produksioni ka vendosur këtë vit në “Big Brother VIP 2”. Sara zbuloi se viti i ri do na gjejë me hyrje të reja në shtëpinë më të famshme.
“Do shtohen disa të rinj. Viti i ri na pret me hyrje të reja”, tha Sara. Gjatë intervistës ajo zbuloi se këtë vit Vëllai i madh ka vendosur rregulla më të forta ku nuk lejohen dronët.
Sara tregoi gjithashtu se VIP-at kanë ndonjë kërkesë të çuditshme që Vëllai i madh nuk ja lejon, për shembull duan arushin ose ndonjë bluzë që e kanë fiksim. E pyetur nëse ka kamera në tualetet e shtëpisë, Sara zbuloi një tjetër kuriozitet: Jo, në shtëpinë e Big Brother nuk ka kamera në tualete!