Mbrëmjet e Big Brother Albania VIP 2, së fundmi po shoqërohen me gërhimën e Luiz Ejllit, shqetësuese për thuajse të gjithë banorët e shtëpisë.
Ndonëse atyre nuk mund t’u vijmë në ndihmë me këshillat tona, juve po.
Ja disa sugjerime për ju që flini me një partner/e që gërhet.
1. Mos u përqendroni në zhurmën e gërhitjes
Po, duket më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Ndonjëherë, megjithatë, mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe të stërviteni veten për të injoruar ose minimizuar tingujt e gërhitjes së partnerit tuaj.
Ka disa strategji që mund të provoni për të shpërqendruar veten:
– meditoni
– dëgjoni një podcast
2. Mbani tapa veshi
Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është të vendosni tapa veshësh, për të mbytur ose eliminuar zhurmën e partnerit tuaj.
3. Dëgjoni muzikë ose zhurmë të bardhë
Zhurmat e bardha (kërkoni për to në YouTube (white noise)) janë qetësuese për t’u dëgjuar. Nëse funksionojnë siç duhet, do t’ju zërë gjumi.
4. Ndryshoni pozicionin e partnerit
Për shumë njerëz, funksionon ndryshimi i pozicionit. Provoni të lëvizni pak partnerin tuaj, ndoshta ai do të pushojë së gërhituri të paktën derisa juve t’ju zërë gjumi.
6. Inkurajoni partnerin që të bëjë kontrollet e duhura
Ndoshta partneri ka nevojë për të bërë kontrolle mjekësore lidhur me frymëmarrjen, mishin e huaj etj. Mbase kështu do gjeni shkakun e gërhitjes dhe rrjedhimisht, edhe zgjidhjen e problemit.
7. Flini në një dhomë tjetër
Okay, provuat gjithçka dhe ende asgjë? Epo, ndoshta ka ardhur koha të konsideroni të flini në një dhomë tjetër. Shpresojmë që e gërhitura të mos jetë shumë e zhurmshme dhe muret të mos jenë shumë të hollë.