Rozë

Irisi qan në ‘Për’puthen’: Jam grindur keq me nënën time nuk flasim

Një moment prekës ka prekur ditën e sotme të gjithë konkurrentët në “Përputhen” teksa Irisi ka treguar se për shkak të një zënke me të ëmën nuk flet me të prej një kohe të gjatë.

Irisi shumë e mërzitur, nuk e prisja nga ty Lea - Ep.29 Përputhen  20/10/2022 - YouTube

Teksa ka treguar këtë ngjarje, Irisi është përlotur në studio, ku i ka shprehur dashurinë nënës së saj duke i thënë se i mungon shumë dhe se nuk ka moment që nuk mendon për të.

“Këto kohët e fundit nuk kam pasur komunikim të mirë me mamin dhe jemi zënë shumë keq. Më ka marrë shumë malli për mamin por të dyja kemi inatin e njëra-tjetrës dhe është e është e vështirë shumë. Dua ti them që e dua shumë dhe e mendoj çdo ditë dhe nuk ka ditë që nuk më mungon.

Nuk e dëgjoj ndonjëherë prandaj kam qenë edhe shumë e ngarkuar emocionalisht por nuk më pëlqen të flas për këtë pjesë e dua të jem e fortë nuk duhet të na ndalojnë sfidat.

Ditën që doli pjesa e shuplakës janë përpjekur të gjithë të më mbështesin dhe më ka thënë a do të vij në Tiranë që tani, më thuaj dhe do të jem afër teje. Unë jetoj në Tiranë dhe familja në Elbasan, nuk ka orë që nuk i mendoj.

Një gjë tjetër që më vjen keq është se po përfytyroj mamin që do të nxjerrë lot tani dhe lotët e saj peshojnë sa e gjithë bota dhe jam shumë krenare për mamin tim.”- tha Irisi

Irisi i kthehet keq Ildës, Petro s'di ku të fusë kokën - Ep.22 Përputhen  11/10/2022 - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top