Ish-kryeministri Sali Berisha së fundmi ka suprizuar të ëmën e aktorit të njohur të humorit, pjesë e Klanifornia, Albano Bogdo.
Ai e ka marrë në telefon ku dhe e ka falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë Partisë Demokratike si dhe vetë atij personalisht.
“Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës.
Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj”, i tha Berisha, teksa e ëma e aktorit dëgjohej duke thënë “Rroftë Partia Demokratike”.
Kujtojmë se natën e ndërrimit të vitebe, Klanifornia do sjellë një natë speciale me shumë humor, muzikë dhe surpriza të shumta.
Personazhe të politikës dhe jo vetëm do i bashkohet akotrëve të Klanifornia, nuk do mungojnë as disa nga këngëtarët më të mirë në vend.