Një moment shumë i këndshëm ka ndodhur sot në shtëpinë e BBV Albania. Luizi dhe Kiara jo vetëm që kanë biseduar, por janë parë dhe të angazhuar për festa.
Ata po bëhen gati që të performojnë në festën e fundvitit. Mirëpo, Luizi ka qenë duke kërcyer me Kiarën dhe në një moment ai e ka mbajtur në krah moderatoren.
“Tani këndoj, deri nesër”, ka thënë Luizi plot humori.
Olta Gixhari, banorja e Big Brother VIP mendon se do të ishte shumë e vështirë të krijohej një lidhje mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Pavarësisht të gjithave, ajo tregon se një lidhje mes tyre do ishte mjaft e bukur.
Kiara dhe Olta kanë diskutuar bashkë rreth një lidhje të mundshme mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
“Ju do dilni ose shokë ose burrë dhe grua”, u shpreh Olta që mendon se ekziston mundësia për të pasur diçka mes Luizit dhe Kiarës.