Rozë

Arjan Konomi prek me rrëfimin dhe tregon hapur fare përse nuk do të futet në ‘Big Brother’

Opinionisti i “Përputhen” Arjan Konomi, përmes një pyetësori në “Instagram” është pyetur nëse do të dëshironte të bëhej pjesë e BBV.

Ai është shprehur se nuk do ta pranonte një gjë të tillë për dy arsye, sepse ka qenë opinionist për disa vite me radhë dhe se nuk do të mund të rrinte dot i mbyllur.

A do pranoje të futeshe në BBV? Arjan Konomi: Jo nuk do të doja të hyja, e para për shumë vite kam qenë opinionist dhe e dyta nuk do të mund të rezistoja dot aty brenda.

Unë jetoj edhe i mbyllur me lexim e shkrime kur jam në botën time, por në këtë rrethanë nuk do të rezistoja dot i mbyllur.

Kujtojmë se për të tretin sezon rresht Arjan Konomi është opinionist i Përputhen, format që vazhdon të jetë kryefjalë e mediave rozë.

Arjani ngjall jo pak diskutime me qëndrimet e tij dhe sidomos këtë sezon me kundërshtitë që ka me opinionisten tjetër Neda Balluku.

MË TË LEXUARAT

To Top