Rozë

I la të gjithë pa gjumë nga gërhimat, Luizi: Më sillni dikë që mos të fle vetëm edhe nuk gërhas

Gërhitja e Luizit gjatë natës është shqetësim për të gjithë banorët, që akoma nuk kanë gjetur zgjidhje. Për këtë u ka ardhur në ndihmë vetë Luizi.

“Variant që të mos gërhas, duhet të kem sesbën dikë në krevat”, tha Luizi që e tregon zgjidhjen për problemin e tij gjatë natës. Çfarë do të ndodhë në natën e sotme mbetet për t’u parë.

Banorët do t’i duhet që të përgatisin bakllavanë për ditën e nesërme, ndërsa pjesa tjetër e darkës do serviret nga “Vëllai i Madh”.

“Banorë, nesër është data 31 dhjetor dhe darkën e vitit të ri do e përgatisë ‘Vëllai i Madh’. Nuk ka se si të mungojë ëmbëlsira tradicionale, bakllavaja që do e bëni ju vetë”, lexon Mikela zarfin.

Po ashtu brenda bakllavasë do vendoset monedha prej ari, që do mbahet nga banori i cili do e gjejë. “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i japë mundësinë Armaldos dhe Oltës për të dalë nga ruloti.

“Mund të dilni nga ruloti. Kjo do të ndodhë me kushtin se do të zotoheni që do të lani të gjitha enët në natën e ndërrimit të vitit”, shkruhet në zarfin e lexuar nga Olta. Dhe sigurisht që të dy banorët kanë pranuar, pasi ishin në pritje të kësaj mundësie.

MË TË LEXUARAT

To Top