Të gjithë banorët po pozonin për foton e fundvitit, ndërsa e vetmja që mungonte ishte Dea Mishel. Ajo ndodhej në dhomën e gjumit duke qarë dhe për këtë vonoi për t’u bërë pjesë e banorëve të tjerë.
Gjithçka tregoi se lidhet me të qenit klaustrofobike. Më parë gjatë ditës së sotme, Dea Mishel u surprizua nga “Vëllai i Madh” me një video të familjarëve që i uronin Vitin e Ri. E njëjta gjë u bë dhe me banorët e tjerë.