Bora dhe Donaldi prej disa muajsh janë ribashkuar e duken më të dashuruar se k urrë. Mirëpo pas ribashkimit për një kohë të gjatë çifti dëshironte ta mbante të fshehtë marrëdhënien. Udhëtimet e tyre bashkë e daljet bëheshin fshehurazi.
Ishin paparacët ata që i fotografonin herë pas here, derisa Bora e Donaldi konfirmuan ribashkimin.
Me rastin e Vitit të Ri, Bora ka vendosur të postojë disa foto me Donaldin, ku në disa prej tyre shihen edhe momentet që ata na i kanë mbajtur fshehur, nga udhëtimi në Romë apo darkat romantike.