Këngëtarja e njohur italiane shumë e dashur për shqiptarët, Laura Pausini dhe Paolo Carta janë martuar! Çifti, i cili është bashkë prej 18 vitesh dhe ka një vajzë 10-vjeçare të quajtur Paola, e ndanë lajmin në rrjetet sociale.
Ata kanë shpërndarë disa foto dhe një video nga ceremonia int ime ku pati një performancë nga vetë ajo.
Këngëtarja italiane kishte veshur një fustan të bardhë të cilin e kishte shoqëruar me një xhaketë të ngjashme dhe një vello, ndërsa Carta një kostum të zi.
“Ne thamë ‘po’”, ka shkruar ajo krah fotove.