Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Olta ditën e sotme e ka nisur të nervozuar. Ajo me një bisedë me Qetsorin ka folur për banorët e tjerë. Qetsori ishte ai i cili e nxiste pasi i tha se ata duan ta shohin të bie. Aktorja u shpreh ashpër teksa në formë “kërcënimi” tha se Nita e kishte nervozuar dhe po ta kishte në dorë nuk do të dinte se çfarë t’i bënte.
Ndryshe, Olta ka përdorur gjuhë të as hpër brenda shtëpisë shumë shpesh, dhe pothuajse gjithmonë është mbuluar.