Ramazani është muaj i agjërimit, që do të thotë shmangja nga ushqimi, pijet, marrëdhëniet int ime me partnerin/en, sjelljeve dhe fjalëve të pahijshme etj. ndërsa shtohet adhurimi për krijuesin përmes namazit, leximit të Kuran-it, shpërndarja e dijës për Islamin me të tjerët, dhënia e sadakasë, vizitat tek familjarët për iftar etj.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit, ndërsa muslimanët agjërojnë për 29 ose 30 ditë nga lindja e diellit (imsaku) deri në perëndim të tij (Iftari), kurse pas një muaji sakrificë për hirë të krijuesit, muslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin.
Duke qenë besimtar në Zot shume figura te njohura te showbizit shqiptare agjerojn muajin e shenjte te Ramazanit, edhe reperi i mirënjohur shqiptar, Getinjo, ka vite që e agjëron Ramazanin.
Edhe këtë vit po njëjtë e ka nisur duke e mbajtur Ramazanin si besimtar dhe i fesë Islame. Teksa ka bërë Iftar mbrëmë ai ka postuar një InstaStory ku ka bërë një lutje. ”O Zot mos e le kon pa bukë”, ka shkruar artisti.