Pasditen e sotme mbërriti një zarf i kuq brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Zarfi u hap këtë mbrëmje dhe mbante datën e finales së madhe të këtij reality show.
Finalja është shtyrë një muaj dhe do të jetë me datë 6 Maj. Arbana u dha banorëve kohë deri të martën për ta menduar nëse duan të vazhdojnë me qëndrimin e tyre apo jo.