Një ditë pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Kiara Tito bëri postimin e saj të parë në Instagram.
Moderatorja e njohur publikoi në instagram foton e saj me Luizin nga dasma që dyshja bënë në shtëpinë e BBV.
Sigurisht nuk munguan as fjalët e ëmbla për dashurinë e saj, Luizin. Teksa falendroi të gjithë ata që e kanë mbështetur, Kiara tha se ajo ka qenë e para që e ndjeu pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe kur kishte kundër të gjithë.
Do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund.
Postimi i plotë i Kiarës në Instagran
Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj.
Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell.
Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni.