Aktorja Delinda Disha ishte e ftuara e rradhes e Ermal Peçit në programin ‘Më prit në fundjavë’. Mes rrëfimeve për eksperiencat në programet e humorit ajo tregoi se roli i saj si moderatore është pëlqyer nga publiku teksa e shikon vetën të përmbushur nga programet e humorit.
Nisur nga rolet e saj, Ermali e ftoi të shikonte një filxhan kafeje turke e të bënte disa parashikime.
“Lali bindshëm do fitojë, do dali i pari. Ja ku e ke, njësh. Lali e sigurt por nuk e di se çfarë do me japësh ti dhe Lali mbasi të dalë rezultati i zgjedhjeve”, tha Delinda.