Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Shpat Keleshi pas eleminimit duket se shpejt e ka gjetur dashurinë. Ai në një paraqitje ka deklaruar se është në një lidhje dashurie me modelen, Klarisa Cena.
Ata të dy u vendosën në një takim disa minutësh përballë njëri-tjetrit, ku e zbulua raportin që kanë. Shpati tregoi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, ku kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.
Madje kur Klarisën e kishin pyetur nëse do futej në Big Brother, ajo ishte përgjigjur: “S’më lë Shpati”. Mesa duket, Shpati harroi edhe Dean edhe Nitën të cilat brenda shtëpisë flirtonin me të.