Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu rrallëherë poston foto të fëmijëve të saj. Madje, edhe kur poston me ta, kujdeset që fytyrat e tyre të mos i shoh publiku. Së fundmi ajo ka postuar një foto me të birin e saj, në të cilën shihet duke e puthur në buzë.
Ndërkaq, vajza e Alketës pas arritjes së moshës së pavarësisë ia ka prishur rregullat asaj. Nicol ka filluar të postojë foto në profilin e saj në Insagram, ku shihet që i ngjanë shumë të ëmës.
Disa personazhe të tjerë të njohur që i kanë puthur fëmijët e tyre në buzë janë edhe: Ilir Shaqiri, Robert Berisha, Eliona Pitarka, Jonida Vokshi etj.Ky fenomen “puthja në buzë e fëmijëve” nuk është e përhapur vetëm tek personazhet tanë.
Edhe ata të huaj e praktikojnë. Kujtojmë këtu ish-futbollistin e njohur David Beckham që poston shpesh foto duke puthur të bijën Harper, ndonëse është kritikuar shumë.