Ditën e djeshme një lajm i ëmbël qarkulloi në rrjet. Sipas lajmit në fjalë, Vivien dhe Getinjo ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë. E kontaktuar nga “Prive.al”, Vivien ka treguar se nuk është shtatzënë. “Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se pak ditë më parë Getinjo njoftoi se do të shkëputet përkohësisht nga rrjetet sociale. Ai tha se po kalonte një fazë depresioni dhe se gjendja e tij nuk kishte të bënte me partneren.