Rozë

Kishte debate me Arbërin dhe Zhaklinën, Efi: Jam kapur edhe jashtë me ta

Jo vetëm në shtëpi, por debati sot ka agra vuar edhe nga studio e BBV. Opinionistët kanë dhënë mendimin e tyre për rikthimin e 4 banorëve. Përjashtuar Bledin ata kanë thënë se Efi, Kiara dhe Ronaldo kanë ndryshim drastik ndaj Luizit për shkak të mbështetjes së publiku ndaj tij dhe për klikimet e tyre.

Por situata ka agravuar kur Efi ka ndërhyrë ndaj opinionit të Arbrit dhe Zhaklinës teksa i aku zoi se e kanë personale me të.

Efi la të kuptojë se në prapaskenë ka ndodhur diçka mes Efit dhe opinionistëve, por nuk tregoi asnjë detaj për këtë.

Efi: Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale.

Arbër: Çfarë kam unë personale me të? Ma thuaj tani.

Efi: Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam patur konflikte me këta dy njerëz.

Arbër: Asnjë konflikt nuk ka patur. Debatet tona i ka parë e gjithë Shqipëria. Po gënjën.

Efi: Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo.

Zhaklin: Unë jam sjellë shumë mirë me ty, ti vazhdon me sjelljen tënde harbute.

Luiz: Zhaklina, Arbër, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi. Jeni duke na bërë dy Big Brothera. Po na bëni me pas dyshime dhe për Efin dhe për Kiarën.

Shpërthimin e madh e pate kur dole jashtë që ta merrnin vesh shqiptarët sa e doje ti Luizin/ Agravohet debati mes opinionistëve dhe banorëve

MË TË LEXUARAT

To Top