Vijon situata kaotike në Kakavijë, ku është krijuar radhë kilometrike e automjeteve të cilat presin të kalojnë pikën doganore.
Mësohet se radha e atomjeteve nis nga fshati Jorgucat deri në kufi me Greqinë, rreth 20 kilometra. E gjithë kjo situatë është krijuar prej tamponëve të Covid 19 që u bëhen në pikën e Kakavijës, para se të kalojnë në shtetin fqinj.
Stituata e pazakontë në këtë pikë doganore vijon prej tre ditësh ndërsa bëhet me dije se shkak është bërë vonesa e punës nga ana e palës greke.