Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme.
Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit. Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë çaji ose gjelle) sepse përfitimet janë të dyfishta.
Si të kombinoni vajin e ullirit me mjaltin?
Dendësia dhe përmbajtja e vajit dhe mjaltit e bën të vështirë formimin e një mase të njëtrajtshme, megjithatë me mënyrën e duhur mund të arrini një lëng uniform. Zieni një gotë ujë në një tenxhere të vogël. Hidhni një lugë gjelle mjaltë në një enë të vogël metalike ose xhezve dhe vendoseni mbi ujin e nxehtë. Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri.
Nxehtësia do të ndihmojë në përzierjen uniforme të dy produkteve ndërkohë ngrohja e ngadaltë nuk do ia humbë vlerat. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzjerje çdo ditë për një javë, mundësisht në mëngjes. Përsëriteni nëse ju nevojitet.
Vlerat e mrekullueshme të vajit të ullirit dhe të mjaltit
Shëndeti i zemrës
Mjalti dhe vaji i ullirit luftojnë inflamacionin dhe rrjedhimisht shërbejnë si mburojë për të gjithë sistemin kard iovask ular. Sipas të dhënave, vaji i ullirit përmban yndyrna mono-të-pangopura dhe ul kolesterolin e keq. Së bashku me mjaltin, vaji i ullirit ofron edhe shumë antioksidantë që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Diabeti
Mjalti ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gj ak. Ndërsa acidet yndyrore tek vaji i ullirit ndihmojnë organizmin e një diabetiku por edhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjes. Yndyrnat e vajit të ullirit kanë rol mirëbërës për ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe gjithashtu ulin rr zikun e diabetit të tipit 2.