Lajme

Një e treta e shqiptarëve vuan nga kjo sëmundje/ Ja si të shpëtoni dhe të jeni mirë

Koliti është sëmundje nga e cila vuajnë një e treta e shqiptarëve, megjithëse shumë pak dinë ta vetëkurojnë këtë sëmundje. Shumë prej të sëmurëve që vuajnë nga koliti, i nënshtrohen një terapie për një kohë të gjatë me ilaçe dhe dietë të rreptë, por pa pasur ndonjë përmirësim të dukshëm.

Si të shpëtoni nga koliti, njihuni me dy trajtimet çudibërëse në ...

Kjo sëmundje tepër se rioze dhe mjaft shqetësuese, dhe që prek shumë njerëz quhet ndryshe sëmundje e zorrës së trashë. Kjo sëmundje ka të bëjë me inflamacionin e mukozës në zorrën e trashë.

Simptomat
Koliti karakterizohet nga dhimbje të lehta që më pas bëhen të forta duke përfshirë gjithë zorrën e trashë. Mund të shoqërohet me heqje barku ose me vështirësi në të dalët jashtë. I sëmuri mund të ketë dhembje koke ose turbullira në kokë, mund të ketë edhe pak temperaturë. Në rastet kur sëmundja ka avancuar ,pra kur ai e dëmton shumë mukozën e zorrës së trashë, në jashtëshqitje mund të ketë më tepër mukus dhe shpeshherë edhe gjak.

I sëmuri duhet t’i nënshtrohet një diete rigoroze, jo shumë të rreptë e të kufizuar, por e tillë që t’i japë atij të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe kripërat e nevojshme. Për të sëmurët do të rekomandohej të përdornin kryesisht ushqime të lëngshme, supëra me zarzavate duke përdorur dhe vajin e ullirit. Ushqimet e thata janë kategorikisht të ndaluara.

Ushqimi për çdo vakt duhet të jetë në sasi të paktë që të tretet lehtë e të mos shtyhet në zorrën e trashë pas tretjes së çdo vakti, pasi e dëmton atë.

Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të pjekura mirë, dhe sidomos të përtypen sa më mirë.
Të kufizohen pijet alkoolike, kafja, buka e freskët, prodhimet bimore natyrore e të forta, të kripurat.

Recetat e popullore për të luftuar sëmundjet e zorrëve - Keshilla.NET

MË TË LEXUARAT

To Top