Lajme

Shfaqet Sadana dhe Ragni/ Ato të dyja bëjnë rrëfimin e bukur: Në fillim s’e donim njera-tjetër, por tani

Dy aktoret indiane Sara Khan dhe Parul Chauhan u bënë shumë të njohura në Shqipëri vite më parë me serialin “Bidaai”. Ato luanin rolet e dy motrave të cilat ishin të paragjykuara në shoqëri.

Image

Pas përfundimit të serialit, Sara dhe Parul u përfolën se nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Arsyeja nuk u bë e ditur, por dy aktoret i kanë lënë keqkuptimet dhe vitet e fundit janë ribashkuar.

Ato janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe marrëdhënien e tyre të mirë e vërteton edhe veprimi i fundit i Sara Khan.

Aktorja ka postuar në Instastory një foto të vjetër nga xhirimet e serialit “Bidaai”, duke etiketuar edhe kolegen.

Menjëherë foton e ka ripublikuar edhe Parul Chauhan duke e shoqëruar me zemra.

Ky veprim i ka gëzuar fansat e aktoreve të cilat sot vazhdojnë karrierën në aktrim me seriale të reja.

Dikur nuk flisnin me njëra-tjetrën, ja si është sot marrëdhënia e ‘Sadnës’ dhe ‘Ragnit’

Shokon Sadna e "Bidai": Më përpara kam qenë prostitutë! | Lajmi i ...

alek Archives - Revista Who

MË TË LEXUARAT

To Top