Lajme

Një jetë bashkë, u infektuan me Covid-19 burrë e grua humbin jetën për 11 ditë

Kjo është historia prekëse e një çifti nga Kalifornia të cilët fat keqës isht humbën jetën nga koronavirusi, 11 ditë larg njëri-tjetrit.

cifti-koronavirusi

Keith dhe Gwendolyn Robinson u njohën në gjimnaz ku u bën dhe shokë të ngushtë. Më pas ata ranë në dashuri e në moshën 35-vjeçare u martuan.

Djali i tyre Adams, tregon për CNN një histori të rrallë dashurie për prindërit e tyre. Ai thotë se ata bënin gjithçka bashkë dhe nuk pranonin kurrë të ndaheshin.

“Kjo është historia e dy zogjve të dashuruar. Ata më treguan mua si të dashuroj dhe si të përkujdesem për të njerëzit e dashur” – thotë Adams.

Keith, 62 vjeç ishte një shofer kamioni për kompaninë UPS. Ai ishte i pari që shfaqi simptoma të koronavirusit, por duke qenë se ishte me diabet, Keith mendoi se ishin thjeshtë simptomat e sëmundjes së tij.

Por një javë më vonë, Gwendolyn, 60 vjeçe, shfaqi simptoma të koronavirusit por akoma më të rënda se bashkëshorti i saj. Por gjendja e saj u përkeqësua më shpejt pasi ajo vuante nga astma dhe prej një viti kurohej për një lloj ka nceri në g jak ku mjekët i kishin planifikuar dhe seanca ki miot erapie.

Dy ditë pas bashëkëshortit u shtrua dhe Gwendolyn ku vetëm 4 ditë më pas, fatkeqësisht ajo ndërroi jetë teksa fliste në telefon me kamera me nipërit dhe djalin e saj, Adams.

MË TË LEXUARAT

To Top