Lajme

Ky vend fut Shqipërinë në listën e zezë/ Ja çfarë ka vendosur në vendin tonë: S’ka më….

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër ka rishikuar listën e karantinës kryesisht atë të vendeve me rrez ik.

Si mund ta kalojmë kufirin Zvicër-Gjermani në kohë pandemie? - Albinfo

Në këtë listë tashme Zvicra ka vendosur edhe Shqipërinë, e cila deri tani ishte i vetmi vend që ishte jashtë kësaj liste.

Po kështu në listën “e zezë” të Zvicrës tashmë kanë hyrë edhe ishujt Balearik, Belgjika, Malta dhe India, të cilësuara ndërkohë si zona me një rre zik të rritur të in feksionit. Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista.

Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.

Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Spanja kontinentale është shtua në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.

Turizmi në Zvicër

MË TË LEXUARAT

To Top