Leximi

Vuan nga një sëmundje e rrallë, kjo vajzë ta këput shpirtin: Pi qumësht vetëm edhe ujë se po të ha ushqim…

Shumë persona janë të limituar sa i përket ushqimit, kjo pasi mundohen të mbajnë trupin në formë dhe të mos shtojnë kilogramë të tëpërt, mirëpo 25-vjeçarja nga India nuk e ka këtë brengë edhe pse nuk ka ngrënë ushqim që nga lindja.

Meet Manju Dharra: The Woman Who Has Never Eaten Solid Food Since ...

Manju Dharra, 25 vjeç, nga Sonipat, në New Delhi vuan nga një sëmundje e rrallë që e ndalon atë të hajë ushqim përveç konsumimit të qumështit dhe ujit.

Ajo vuan nga Achalasia, një sëmundje e rrallë që shkakton të vjella në momentin që ha diçka, pasi që valvula nga gryka në stomak nuk lejon ushqimin të kalojë, dhe kështu ajo detyrohet të pijë vetëm qumësht dhe ujë, transmeton gazetameto.net

Nëna e saj, Bhagwati Dharra ka thënë se Manju e ka këtë problem që nga lindja. Po ashtu ajo nganjëherë pi edhe ndonjë lëng.

“Ajo merr vetëm lëngje si qumësht, çaj, ujë dhe nganjëherë lëng. Kryesisht ajo merr qumësht, çaj, dhallë, ujë. Nëse ha ushqim të fortë, ajo përballet me problemin e të vjellave papritmas”, ka thënë nëna e saj.

Manju është në gjendje të pijë pesë litra qumësht në ditë. Përveç qumështit të lopës, ajo pi çaj, ujë dhe dhallë, burimet e saj të vetme ushqyesve. Familja e saj ka edhe 5 fëmijë tjerë po asnjë nga ta nuk e ka këtë sëmundje, përveç Manju’s, trasmeton gazetametro.net

Dr Adarsh Sharma, një pediatër nga Jaipuri, thotë se Manju mund të shërohet me vetëm një operacion por familjes i mungon fondi shumë i nevojshëm.

Meet Manju Dharra: The Woman Who Has Never Eaten Solid Food Since ...

MË TË LEXUARAT

To Top