Leximi

Gjykata e la në bu rg Indrit Bajraktarin/ 25 vjeçari thotë: Edhe unë rash në detpa ndjenja, nuk kujtoj asgjë. Për 40 minuta isha pa ndjenja

Gjykata e Shkodrës ka dhënë mëngjesin e sotëm masën e sigurisë për Indrit Bajraktarin. Ai është lënë në masën e sigurisë “arr est me bu rg” pasi akuzohet për “vra sje nga pakujdesia”.

Bajraktari ka dalë sot para gjykatës dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes së rëndë të ndodhur 5 ditë më parë.

Ai ka treguar se mendonte se Enisa ishte 18 vjeç ndaj edhe doli me të ndërsa shprehet se nuk kujton asgjë pasi edhe ai ra në det dhe humbi ndjenjtat për 40 minuta.

Ai ka thënë se:

Kemi rënë të dy pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Jemi rrezuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur.

Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not.

Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja.

Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje.

MË TË LEXUARAT

To Top