Leximi

Rrëfimi rrënqethës i nënës 87- vjeçare ka përlotur të madh e të vogël: Kam 30-vite vetëm fillikat, nuk kam parë njeri, as ka kush më sjell nja gotë me ujë kur më thahet buza, flas me qenin dhe pulat

Dita po i shkon në mendime, e të vetmen mbrojtje e gjen tek perëndia. Vetmia e ka lodhur shumë, e kjo është fraza të cilën e përsërit më së shpeshti.

Brenda katër mureve, e vetme për 30 vjet, shoqëri po i bëjnë vetëm pulat e një qen. E edhe për këta po kujdeset vet. Shtëpinë vështirë po e ngrohë ditëve të ftohta. Dimri i është bërë armik, e jeta po i bëhet çdo ditë e më e pamundur, nuk din kujt t’i drejtohet. 30 vjet frikë, skamje, e lodhje nga mosha.

Kjo është jeta e 87-vjeçares nga fshati Rakoshë e Istogut. Në jetë nuk pati gati askënd që të kujdeset për të. Po jeton krejt e vetme, e pensioni që merr nga shteti, mezi arrin shumën 90 euro.

Ato pak të ardhura vështirë i menaxhon. Nuk mund të blejë gati asgjë, e kur mbet pa ushqim, të vetmen dëshirë e ka që të arrijë të blejë barnat.

“Veç me perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë…Vetëm pasha Zotin qishtu moj motra jem, vetëm. Me halle, me derte. Komshia pasha Zotin e kam thy dorën qitash tash bëhet mot-mot asnjë nuk është ardh me ma qel derën. Shkova me ju qit pulave, ka erdha, u rrëzova e theva dorën”, rrëfen ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top