Nuk e kishit menduar ndonjëherë, por me oriz mund të bëjmë një byrek super të shijshme dhe për këtë na duhen 15 minuta për t’u përgatitur dhe 40 është koha e gatimit.
INGREDIENTËT
1 pako peta byreku
1 filxhan çaji oriz
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 tufë koper
1 tufë majdanoz
150 gram djathë të bardhë
100 gram djathë çedar
3-4 kokrra vezë
1 gotë qumësht
1 gotë ujë
Kripë, piper
UDHËZIMET
1-Vendosim një tigan te madh me vaj të ngrohet dhe kaurdisim fillimisht qepën e thatë të grirë imët.
2-Shtojmë më pas qepët e njoma të grira imët. I spërkasim me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepët të ulin vëllimin dhe të zbuten.
3-Shtojmë më pas majdanozin, koperin, orizin dhe gjysmë filxhani ujë. E trazojmë për disa minuta dhe në fund shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.
4-Trazojmë vezët me qumështin dhe me pak ujë të ngrohtë. Vendosim tavën në tryezën e punës dhe vendosim 4 petë byreku ku secilën e kemi spërkatur me pak vaj.
5-Në mes të 2 petëve kemi bërë dhe një spërkatje të lehtë me djathë çedar të grirë në rende.
6-Pasi kemi shtruar 4 petët vendosim mbushjen me qepë dhe oriz. Mbi mbushje hedhim një garuzhde nga vezët e trazuara me qumështin.
7-E spërkasim përsëri me pak djathë të verdhë mbushjen dhe më pas vendosim petët e tjera të cilat i kemi spërkatur me pak vaj dhe djathë të verdhë.
8-E presim byrekun në racione dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.