Leximi

S’bën dot njeri pa to ja kur u printuan lekët e para në Shqipëri/ Do habiteni se dukeshin

Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë përdorte ligjërisht monedha të huaja, që krijonin jo pak probleme në shkëmbimet ekonomike të vendit apo te llogaritë publike, për shkak edhe të mungesës së kursit të këmbimit.

Ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926?

Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikoi edhe printimin dhe futjen në treg të monedhës shqiptare, Frangut Ar me nënfishat e tij Lekë dhe Qindarka. 1 Frang Ar ishte i barabartë me 5 Lekë.

Në procesin e printimit të kartëmonedhave e monedhave shqiptare do të angazhoheshin disa prej kompanive të kohës, të njohura për këtë shërbim.

Për kartëmonedhat me prerje 5, prerje 20 dhe prerje 100 franga do të përzgjidhej kompania “Bradbury Wilkinson & Co. Ltd.” në Londër ndërsa për kartëmonedhën 1 frangë (5 lekë) do të përzgjidhej “Richter & Co” në Napoli.

Pati edhe një problem me 5 lekëshin e parë. Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt. Shkak u bë fakti se kartëmonedha kishte si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare me dy koka.

Sa i përket kartëmonedhave të tjera, nga kompania me qendër në Londër, fillimisht do të printohej një sasi prej 5 mijë frangash ari, të ndara në prerje 20 frangëshe të cilat do të futeshin në qarkullim në tregun shqiptar në vitin 1926.

Prerja 20 franga do të ishte prerja më e përdorur në Shqipëri deri në vitet ’30 e duke zënë 62 % të nivelit të qarkullimit të parave. Më pas raporti do të ndryshonte, ku prerja 100 franga do të zinte më shumë “vend” në qarkullimin e parasë në vend.

Sa i përket monedhave metalike shqiptare, ato u bazuan në modelet e Giuseppe Romagnoli i cili drejtonte në atë kohë shkollën e medaljes dhe ofiçinën shtetërore italiane të letrave me vlerë.

Kur u printuan paratë e para të Shqipërisë

MË TË LEXUARAT

To Top