Rozë

Për herë të parë në Histrori! Një shqiptareje do i dëgjohet zëri shumë në Greqi, mediat greke e kanë shkruar me të madhe: Ajo është e rrallë!

Ka ardhur më në fund, dita që publiku sa konservator, aq edhe artdashës grek, të mrekullohet nga një shqiptare-ikonë e vërtetë e artit botëror, siç konsiderohet tashmë.

Greqia, megjithë të dhënat e pandemisë në rritje dhe shtrëngimin e përditshëm të masave mbrojtëse ka shtruar tapetin e kuq, me një mikpritje tepër të ngrohtë e të denjë, në vizitën e parë, e siç deklaroi, të shumëpritur në tokën helene.

Gazeta e madhe historike “To Vima” i dedikon kopertinën e revistës më të madhe të vendit “BHMAGAZINO”, me titull vetëm emrin të shkruar siç është në gjuhën shqipe, pavarësisht se lexuesi i thjeshtë do duhet të shfletojë në brendësi për të zbuluar shqiptimin e saktë. Përse jo, artistja e madhe shqiptare nuk ka nevojë as këtu për prezantim! Ndërsa, për komunitetin shqipfolës në Greqi, që si dhe emigrantët e tjerë rrallë e më rrallë bëhen pjesë e lajmeve televizive, e diela e 20 shtatorit mbarte një minutazh tregues të kapitullit të ri që e ndjejmë se më në fund është hapur, raporton disporashqiptare.

Menjëherë pas transmetimit të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionin e drejtëpërdrejtë “MegaFundjavë”, pa asnjë koment pr ovokues, por me respekt e shumë dashamirësi, moderatorët u shprehën se do të mbeten në temat nga Shqipëria, pasi një artiste e madhe shfaqet për herë të parë në Athinë.

Kryeredaktore e revistës “BHMAGAZINO” në lidhje të shkurtër promovoi kopertinën dhe u referua me superlativa në intervistën e siguruar me divën shqiptare, duke theksuar me keq ardhje se ky debut vjen me shumë vonesë. Këto ndoshta detaje për komunitetet diku tjetër, apo edhe shqiptarët brenda territorit, por hapa gjigandë për këtu, që vetëm komuniteti shqiptar në Greqi mundet t’i perceptojë në dimensione të sakta.

MË TË LEXUARAT

To Top