Vajza e Bashkim Koplikut deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19 por nga pakujdesia e shtetit. Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD-së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, sikurse shprehet e shoqja.
Ajo tha për mediat gjatë ceremonisë mortore në Durrës se, i ati ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen.
Bashkëshortja e Koplikut gjithashtu tha se politikani vd iq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar. Ditën kur u komunikua vdekja e zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama.
Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike.