Lajme

Zi dhe lot/ Sëmundja e ligë i merr jetën gazetarit të njohur shqiptar, rrëqeth mbesa: As dorën s’ta mbajta dot

Është ndarë nge jeta poeti dhe gazetari, Apostol Duka. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga mbesa e tij, deputetja e PDIU, Elena Duka Xhina, e cila shprehet se nuk ka pasur mundësi t’i japë përqafimin e fundit.

qirinj - Tirana Today

‘Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta’, shkruan ndër të tjera deputetja në mesazhin e saj. Postimi i deputetes: Xhaxhai im më i dashur, rrënja jonë më e thellë, zgjodhe të largohesh heshtur, në be tejën me një sëmundje të pashërueshme e në një kohë kaq të vështirë !

Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta, as të të mbaja dorën, pasi u largove pa bujë, ashtu siç jetove, fisnik, i hijshëm duke na lënë pas dritë nga drita jote, grimca të paharruara nga jeta jote….

Ti je aty, në çdo fletë libri të shkruar, në çdo varg që kullon sot dhimbje nga ikja jote… guri më i çmuar i gjerdanit tonë!

Image

MË TË LEXUARAT

To Top