Ishte ora 03.56 minuta e mëngjesit të 26 nëntorit 2019, ku tr ond itja prej 50 sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda në fushën e fatkeqësive natyrore në Shqipëri.
U bënë një vit nga tërmeti i tm er rshëm, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave si dhe pla gosi plot 913 të tjerë, si dhe u prekën plot 202 mijë persona në disa bashki.
Pallate, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina pol icie e us ht rie ishte tabloja e asaj tr agjedie.
Orët e para ishin kaotike, pasi shumë njerëz nën rrënoja lu ftonin mes jetës dhe vd ekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.
Solidariteti i vëllezërve, fqinjve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e v iktimave.
Pas një viti, plagët ende nuk janë shuar. Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.