Ky është momenti kur një burrë “shkat ërron” dy shtëpi që kishte ndërtuar, pasi pronarët nuk e kanë paguar. Në shenjë “hak marrje ndaj mos pagesës”, ai ka zgjedhur që t’i prishë.
Sipas Daily Mail, ai shihet duke hequr copa muri me një çekiç, ndërsa kolegët e tij përpiqen ta qetësojnë. Burrat në video kanë veshur xhaketat e punës me emrin e një kompanie ndërtimi me bazë në Essex.
Video e publikuar në Tik Tok, tregon punëtorin duke hequr copa muri me një ç ekiç, ndërsa dëgjohet një zë duke thënë “Toni, qetësohu, eja këtu shok, çfarë po ndodh?”
Një zë jashtë kamerës mund të dëgjohet duke thënë ‘nuk u pagua’.