Aqif Rakipi, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një ndër eksponentët drejtues të Partisë Drejtësia për Integrim dhe Unitet, PDIU po kalon një ditë të dhimbshme sot ndërsa lajmëron se babai I tij është ndarë nga jeta.
Sipas asaj që shkruan vetë Aqif Rakipi në rrjetet sociale, i ati, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje të rëndë.
Kahraman Rakipi, babai I ish-deputetit është një ndër njerëzit më me reputacion në Peqin. Ceremonia e var rimit do të zhvillohet ditën e sotme, pavarësisht se qeveria ka nxjerrë aktin normativ për moslejimin e ceremonive mortore.